Dy realizime sot, Ronaldo 82 gola larg shifrës 1000

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ Kristiano Ronaldo është 82 gola larg arritjes së 1000 golave ​​në karrierë.

Kristiano Ronaldo vazhdon të bëjë diferencën te Al Nasr, ndryshe nga yjet e tjerë që zbarkuan në Arabinë Saudite.

Portugezi shënoi një dygolësh mahnitës kundër Al Khalej, duke e çuar skuadrën e tij në një fitore 1-3 në ndeshjen e 16-të të Ligës Pro Saudite.

Me këtë sukses vendimtar, Al Nasr kthehet në vendin e tretë në ligë, megjithëse Al Hilal (po luan këto çaste me Al Ueda) dhe Al Itihad i Mitajt (në fushë nesër) kanë 8 pikë diferencë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!