“Topi i Artë 2024”/ FSHF do të ndajë 9 çmime në mbrëmjen gala

BACKDROP_TOPI I ART - FSHF - 5x2.5

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 27 janar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ky event madhështor do të jetë një festë e veçantë kushtuar arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Ceremonia do të ofrojë spektakël dhe surpriza, duke e kthyer këtë event në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit për futbollin shqiptar.

Plot 9 çmime prestigjioze do të ndahen për të nderuar lojtarët/lojtaret më të mirë dhe më të spikatur të vitit 2024:

  • “Topi i Artë” 2024 djem
  • “Topi i Artë” 2024 vajza
  • “Këpuca e Artë” djem
  • “Këpuca e Artë” vajza
  • “Arbitri i Vitit”
  • “Trajneri i Vitit”
  • “Talenti i Vitit” vajza
  • “Talenti i Vitit” djem
  • “Formacioni i Vitit”

11-shja më e mirë e futbollit shqiptar është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!