Tirana kthen Shkëmbin në timon

Korçari Bledi Shkëmbi rikthehet sërish tek Tirana. Ai e nisi që në verë me bardheblutë por më pas ai u largua për mungesë rezultatesh. Nga sot do të trajner i skuadrës më të titulluar në vend. Misoni duket ‘shpëtimi i kategorisë.
Ai merr vendin e Gugash Maganit, që dha dorëheqjen pas humbjes 0-4 ndaj Egnatias në “Arenën Kombëtare” për javën e 21-të.
Njoftimi i Tiranës:
Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana. Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu.