Kupa e Spanjës, shorti ofron duelin bask

Kompeticioni i ‘Copa del Rey’ në Spanjë është parë me mjaft interes nga klubet në garë. Ndryshe nga disa edicione teksa ekipe të mëdha si Real, Barcelona apo Atletiko Madrid në raste të caktuara eleminoheshin prej ekipëve të niveleve inferiore, duket se ky edicion ka filtruar të mëdhatë.

Shorti ka vendosur që Sociedad dhe Osasuna të përballen bashkë në kërkim të biletës gjysmëfinaliste ndërsa Reali peshkoi Leganes. Interesant edhe derbi i Madridit Atletiko-Getafe. Për Barcelonën goglat rezervuan Valencian.

Ky tur do t’i nisë takimet në javën e parë të shkurtit.

Turi çerekfinal i Kupës së Mbretit

Valencia – Barcelona

Atletiko Madrid – Getafe

Real Sociedad – Osasuna

Leganes – Real Madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!