Flamurtari një pikë në Pogradec, Korabi trazon Valbonën

Pogradeci- Flamurtari dhe Korabi- Valbona luajtën dy takimet e fundit të javës së 19-të të edicionit 77 në Kategori të Parë.

Ky spsotim i këtyre sfidave erdhi me shkakun e motit të keq që shoqëroi ditë më parë qytetet ku ishin parashikuar të zhvilloheshin sipas kalendarit të FSHF-së.

Në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, Pogradeci pasi shkrin ‘dëborën’ ndal Flamurtarin në një duel mjaft të luftuar në 90′. Ndonëse vlonjatët luajtën për gati 30′ minuta me një lojtar më pak (Janku, karton i kuq) në fund mund të shënonin golin e fitores për tri pikë.

Ndërkaq në Peshkopi, Korabi mposht Valbonën 4-2 duke e lënë 7 pikë prapa e cila përkon me zonën e rrëzimit. Miqtë nga Tropoja kaluan të parët në avanatzh por më pas nis furia e dibranëve të cilët shënuan nga dy gola për secilën pjesë. Në fund Valbona gjën edhe një gol tjetër nga penalltia për 4-2 final./Sportiim.al/

Kategori e Parë, java e 19-të:

Pogradeci- Flamurtari 0-0

Korabi- Valbona 4-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!