Tre ndeshje, tre ‘finale’, Superioria me aktin e 21-të

Në Korçë, ekipi i Ernest Gjokës e ka finale sot me Vllazninë. Përballë do të ketë shkodranët e Brdariç që kërkojnë të ruajnë ritmin me kreun e rënditjes. Gjoka tha në koferencë shtpi para këtij takimi se skuadra e tij “është e dënuar të marrë tri pikë”. Grupi duket i plotë me Ermir Rashicën sulmuesin kryesor ndoshta në takimin e fundit si korçar. Për anësorin ka sirena nga Metalist në Ukrainë.

Vllaznia vijon të vuajë dëmtimet por dhe penalizimet. Lista përpos atyre që janë deklaruar (Qarri, Juriç, Gruda) shtohet me mungesën e Klinti Qatos i dëmtuar por dhe të Ardit Krymit (kartonë). Në dyshim mbrojtësi serb Stojanoviç.

Partizani udhëton në Durrës për takimin me Teutën vendase. Në të dy kampet situata nuk është ndër më të mirat pasi si skuadra e Martinit (Teuta) ashtu dhe ajo e Veselinoviç (Partizani) nuk fituan ndeshjet e fundit në kampionat. Matias Lloci dhe Antonio Marku janë mugesa të zyrtarizuara te vendasit ndërsa te të kuqtë, lita e mungesave ka të bëjë me tre emra; portieri Qirko, mbrojtësi Domgjoni dhe mesfushori Kote. Rikthehet sulmuesi Bintsuka.

Në “Elbasan Arena” në orën 19:30 superdueli Dinamo Siti- AF Elbasani. Një ndeshje prej së cilës të dy kampet prein fitoren. Natyrisht fakti që blutë janë pritës në shtëpinë e verdhebluve e intrigon ndjeshëm këtë ndeshje.

Dinamo e Dajës teksa sheh t’i rrëmbehet kreu nga Egnatia do të ketë sot një mungesë madhore si ajo e portierit Edmir Sali ndërsa te elbasanasit jashtë planeve të Gvozdenoviç figuron Musta (kartonë) teksa në dyshim janë Amarildo Gjoni, Xhonatan Lajthia dhe Ze Gomesh.

Abissnet Superiore, java e 21-të:

Skënderbeu- Vllaznia 16:30

Teuta- Partizani 16:30

Dinamo- AF Elbasani 19:30 (në Elbasan)

Luajtur të shtunën:

Laçi- Bylis 0-3

Tirana- Egnatia 0-4/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!