Reali merr kreun, rikthim i madh i mbrojtësit Alaba

Me një Mbape në ditë të shkëlqyer, autor i dy golave, Real Madrid përmbys Las Palmas me shifrat 4-1. Kjo bëri që skuadra e Karlo Ançelotit të marrë sërish kreun e rënditjes pas kësaj jave të 20-të të kampionait spanjoll.
Goli i parë i ishullorëve erdhi në një kohë rekord (sekonda e 27-të) me Fabio Silva ndërkohë që Kilian Mbape barazoi me penallti në të 18′-ën. Reali shtyn përpara teksa me Brahim Diaz shënon dhe golin e dytë në këtë pjesë loje (33′). Ai pasohet nga goli i tretë (38′) sërish nga Mbape.
Në të dytën Rodrigo shënon dhe golin e katërt por madrilenëve i’u anuluan dhe dy gola të tjerë shënuar nga Valverde. Megjithë ngjarja e ditës ishte rikthimi pas më shumë se një viti jashtë e mbrojtësit austriak David Alaba. Në ‘Bernabeu’ të gjithë në këmbë…/Sportiim.al/