Martini pas humbjes me Partizanin: Do shoh pozicionin te Teuta

Pas humbjes së Teutës me Partizanin 0-2 (java e 21), trajneri shkodran i ‘Djemëve të Detit’ Edi Martini tha për RTSH Sport se ai do të ulet me presidentin e klubit për të folur lidhur me të ardhmen e tij te skuadra.

Pikët ikin, i pari që merr përgjegjësitë është trajneri, unë marr përgjegjësitë e mija për këtë ndeshje. Duhet reflektuar, do ulem të diskutoj me presidentin. Në qoftë se gjërat nuk shkojnë i pari që duhet të reflektojë është trajneri. Do ulem do të reflektoj dhe do të shikoj vendin tim”, tha ndër të tjera Martini.

Në fakt situata te durrsakët mbetet e rënduar pasi në 13 ndeshjet e fundit në kampionat Teuta ka marrë vetëm një fitore e për pasojë skuadra ka ngecur te zona e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Ndërkaq në aventurat e tij me Teutën, Martini i ka fituar të gjithë trofetë; kampionat, Kupë dhe Superkupë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!