Dinamo dhuron spektakël në Elbasan, tri pikë për…kreun

Dinamo Siti- AF Elbasani 3-1 (Lulaj 40′(ag), Zabërgja 61′, Mandela 65’/Tsage 64′)
Dinamo- Elbasani i bënë një mbyllje të shkëlqyer javës së 21-të Abissnet Superiore. Blutë e Ilir Dajës pritës në shtëpinë e verdhebluve, arritën të dominonin përgjatë gjithë takimit duke e konkretizuar këtë takim me fitoren 3-1.
E nëse e marrim të mirëqenë faktin se blutë luajtën në Elbasan, kjo javë prodhoi si kurrë më parë në dekadën e fundit 5 fitore të skuadrave udhëtuese. Për Dinamo Sitin shënuan Bruno Lulaj (autogol), i zakonëshmi Zabërgja dhe Itodo Mandela i cili shfrytëzoi një tjetër gabim të mbrojtësit Lulaj për të mposhtur Abalorën.
Pas kësaj ndeshjeje Dinamo bashkohet me skuadrat e kreut duke u barazuar me Partizanin dhe Vllazninë në kuotë të njëjtë pikësh 37-të ndërsa Elbasani stopohet në vendin e pestë me 28 pikë./Sportiim.al/