Nuk e “ngjalli” Tiranën, Magani jep dorëheqjen
Gugash Magani ka paraqitur dorëheqjen e tij në fund të ndeshjes Tirana- Egnatia 0-4, teksa ka komunikuar me drejtuesit e klubit bardheblu.
Peqinasi u ka komunikuar eprorëve pas ndeshjes se në një situatë të tillë, nuk mund të drejtojë më tej bardheblutë me skuadrën e përfshirë totalisht në luftën për mbijetesë.
Pas këtij zhvillimi, “topi” i mbetet presidentit Refik Halili të pranojë këtë dorëheqje të Maganit e të mbyllë me mirëkuptim kontratën apo të këmbëngulë për ta mbajtur për të mbajtur në pankinë në këtë moment të vështirë të klubit kryeqytetas.
