Leganes surprizon Atletikon, ndalet Barça, Napoli e Juve ecin

Nga ngjarjet kryesore të ditës në kampionatet kryesore në Europë veçohen:
Ndalesa e Arsenalit në ‘Emirates’ nga Aston Vila 2-2 ndërsa Liverpul fiton në fund të ndeshjes në fushën e Brentford 0-2 duke u shkëputur në Premier League si lider. Bie kur nuk pritej Njukasëll në shtëpi ndaj Burnemuth 1-4.
Në Itali, Napoli merr një fitore të madhe në Bergamo me Atalantën 2-3 ndërsa Juve mposht Milanin në Torino 2-0.
Dështojnë në La Liga radhazi Atletiko Madrid dhe Barcelona duke i lënë rrugë të lirë Realit nesër që të kapë i vetëm kreun. Atletiko u mund 1-0 nga Leganes ndërsa Barça u ndal 1-1 në Madrid nga Getafe.
Bundesliga sot pati vetëm një surprizë. Ajo lidhet me barazimin 3-3 të Lajpcig ndaj Bohum të vendit të fundit në duelin që po e kryesonte 0-3.