Laçi dhe Tirana shkërmoqën në shtëpi

Laçi- Bylis 0-3 (Berko 25′, 61, Peralta 76′)

Ndeshja e tretë Laçi- Bylis (dy të parat 0-0) përkoi me fitoren thellë të ballshiotëve të cilët si me buton shënuan tre herë në këtë takim.

Ndonse vendasit krijuan fillimisht disa raste me Traore, në minutën e 25′-të miqtë godasin në shenjë me sulmuesin kryesor Berko për 0-1.

Me një kontigjent të cunguar teksa mungonin Melo, Mjaki, Kristian Da Lima dhe Kurti, bardhezinjtë e patën të vështirë të reagonin.

Në të 61′ sërish Berko për 0-2 ndërsa në të 76′ Peralta mbyll takimin me golin e tretë.

Tirana- Egnatia 0-4 (Ujka 60′, Lushkja 63′, Bakajoko 80′, Ndreca 90+4′)

Tirana dhe Egnatia u përballen në orën 16:30 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21-të në Superiore. Dueli i zhvilluar në “Arenën Kombëtare” prodhoi katsatrofën e radhës për bardheblutë që tani janë shumë pranë ndërlikimit të rënjes nga Superioria.

Një ndeshje që pas minutës së 60′ nuk njohu më “Tiranën”. Golat erdhën ‘lumë’ ku tre ish të Laçit, Ujka, Lushkja dhe Ndreca shtuar dhe atë të sulmuesit kryesor të skuadrës rrogozhinase Bakajoko thyen keq 26 herë kampionët e vendit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!