Java e 21-të, nis me Laçi- Bylis dhe Tirana- Egnatia

Situatë alarmante te Laçi, listës së mungesave i bashkohet edhe Kurti (temperaturë). Edhe te Tirana shqetësimet e futbollistëve mbetën prezent.

Pasi u njohen me shortin e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, shumë skuadra të elitës së futbollit shqiptar, nisin sot por dhe nesër takimet e javës së 21 Abissnet Superiore.

Kështu ndeshja e parë e kësaj xhiroje përkon me duelin Laçi- Bylis në 13:30 mdërsa po sot në ‘Arena Kombëtare’ përballja Tirana- Egnatia.

Java ecën nesër me tre takime: Fillimisht Skënderbeu-Vllaznia dhe Teuta- Partizani të planifikuara për në orën 16:30 teksa mbyll dueli i ‘Elbasan Arena’-s me ndeshjen Dinamo Siti-AF Elbasani.

Sot e shtunë 18 janar 2025

Laçi- Bylis 13:30

Tirana- Egnatia (‘Arena Kombëtare’) 16:30

Nesër:

Skënderbeu-Vllaznia 16:30

teuta- Partizani 16:30

Dinamo- AF Elbasani 19:30 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!