Tirana pret Egnatian, mungojnë dy titullarë

Tirana afroi gjatë këtij muaji Emanuel Ernest, Erisildo Smaçi, Rafael De Freitas Silva mirpo bardheblutë në duelin e nesërm me Egnatian për javën e 21-të, ptitet të kenë disa mungesa.

Kështu pas Rimal Haxhiut një tjetër futbollist është raportuar sot se mund të jetë jashtë planeve të trajnerit Gugash Magani. Bëhtë fjalë për Abel Abah i cili ka shfaqur probleme në gju.

Ndërkohë Egnatia e përforcuar ndjeshëm në këtë merkato teksa ka afruar Fernando Medeiros, Mario Dajsinani e Leo Melo duket e destinuar për të sulmuar kreun e rënditjes. Ekipi i trajnerit Tetova mban vendin e 4 (33 pikë) me një pikë më pak se Partizani, Dinamo dhe Vllaznia që kanë 34-ër.

Dueli i javës së 21-të do të zhvillohet në Arenën Kombëtare me start orën 16:30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!