Sfida hapëse e raundit të 21-të, Laçi pret Bylisin për…

Dy ndeshje, zero gola. Kjo është deviza e duelit Laçi-Bylis në dy ndeshjet e para të këtij sezoni të 86-të kombëtar të futbollit. Takimi tretë, ai që zhvillohet nesër dhe hap javën e 21-të Abissnet Superiore, pritet të jetë ndryshe.

Në fakt të dyja skuadrat po tentojnë të lënë sa më shpejt fundin me ballshiotët që po kalojnë momente të mira në kampionat por dhe në Kupë pasi në mesjavë eleminuan Tiranën (1-2 pas kohës shtesë) dhe morën biletën për në çerekfinale (shorti e vendosi sot ndaj Egnatias).

Në kahun tjetër bardhezinjtë e Françesko Morieros me statusin e skuadrës pritëse. Kurbinasit gjithashtu janë shfaqur dinjitozë ndërsa në ndeshjen e fundit në kampionat u kaluan nga Egnatia 1-0 në minutën e 90′-të. Sidoqoftë, takimi i parashikuar këtë të shtunë me fillim orën 13:30 i gjën laçianet me disa shqetësime…

Fillimisht mungesa e Melos (pezulluar nga Disiplina) por dhe ato të Kristian Da Lima dhe e Mjakit konsiderohen parësore. Edhe portieri Marko Molla pritet të jetë temë diskutimi pas atij momenti dëmtimi në Kupë me Kukësin (fituar nga Laçi 3-1).

Ndërkohë Nevil Dede do t’i ketë të gjithë gati te Bylis./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!