Pusi shkon te goli, i shënon Karabakut

Belajdi Pusi gjën golin në Azerbajxhan.
Shkodrani i cili luan me Shamah (Keshla) arriti të realizojë përballë gjigandëve të Karabak duke barazuar takimin (goli i 1-1 në minutën e 14′, goli i 5-të sezonal) i cili pas pjesës së parë dha shifrat 2-2.
Te vendasit Redon Xhixha qëndroi në stol. Ndërkaq ky takim përfundoi 3-2 për Karabak që vijon të kryesojë bindshëm (java e 19) me 50 pikë. /Sportiim.al/