Uzuni drejt MLS, Austin ofron shifrën rekord
Uzuni pret lëvizjen e radhës, sulmuesi kuqezi ka 38 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar pesë gola. MLS e pret me ofertën rekord.
Austin FC në SHBA pritet të thyejë rekordin e transferimeve për herë të tretë në gjashtë muaj, duke afruar sulmuesin shqiptar, Myrto Uzuni.
Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkruar sot se për beratasin 29 vjeçar, Austin FC do të shpenzojë 12 milionë euro duke bërë njëherazi dhe transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Sipas raportimëve të fundit klubi nga Teksasi është gati që ta aktivizojë klauzolën e lirimit të bomberit të Granadës me qëllimin e vetëm që ta ketë në ‘Rozë’.
Uzuni ka shkëlqyer me klubin e Granadas në La Liga dhe në Secunda Division duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Ditë më parë lojtari duekt se ka prishur raportet me drejtuesit e klubit teksa ka refuzuar të stërvitet. Në 18 ndeshjet e këtij edicioni, Uzuni ka kontribuuar me 14 gola e një asistim. Sulmuesi kuqezi ka veshur fanellat e Tomorit, Apolonisë, Laçit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Ferencvaroshit përpara se më 31 janar të vitit 2022, t’i bashkohej Granadës për 4 milionë euro.
