Mojes: Broja 12 javë jashtë fushave
David Mojes trajneri i njohur skocez ndërsa mori Evertonin më 11 janar të këtij viti tha dje pas humbjes me Aston Vilën 0-1 se sulmuesi shqiptar Armando Broja do të mungojë për 10-12 javë.
Mes të tjerave Mojes 61 vjeç teksa debutoi me humbje tha:
“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai do të duhet të kthehet te Çelsi.”
Kjo do të thotë që Everton nuk ka dëshirë ta blejë kartonin e tij për më tepër që slumuesi kuqezi rrezikon seriozisht të mos jetë gati për ndeshjet e marsit me kombëtaren shqiptare./Sportiim.al/
