Marmoush gati finalizimi te Siti, Arnold i Realit në…
Pavarësisht mohimeve të fundit, Omar Marmoush duket se çdo ditë po i afrohet Mançester Sitit në Premier League. Klubi anglez, raporton RMC Sport, mund të mbyllë marrëveshjen në orët e ardhshme dhe menjëherë ta vendosë egjiptianin në dispozicion të Pep Guardiolës.
Marmoush është golashënuesi më i mirë i skuadrës gjermane të Frankfurtit me 20 gola dhe 14 asistime në 26 ndeshje. Anglezët nga ana e tyre janë gati të plotësojnë dëshirën e Enitrahtit dhe të mbushin një çek me 80 milionë.
Sulmuesi mbërriti si lojtar i lirë në vitin 2023 dhe për këtë arsye mund të sjellë një fitim të madh për klubin gjerman.
Ndërkaq kalimi i Trent Aleksander-Arnold te Real Madridi duket e përfunduar. Sipas Marca-s ajo që mbetet për t’u vendosur është nëse lojtari i Liverpul do të lëvizë tani, apo në verë.
