Kolo Muani kryen vizitat mjekësore te Juve, të shtunën në fushë

Pas njoftimit zyrtar të Juves për afrimin Alberto Kosta, teksa ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2029, ditë e vizitave mjekësore në ‘J Medical’ për blerjen tjetër të re të bardhezinjëve.

Sulmuesi i kombëtares franceze Kolo Muani, marrë nga PSG në formë huazimi do të jetë i tillë deri në fund të sezonit. Ai mbërriti në Torino mbrëmjen e së mërkurës për të nisur aventurën e re në Itali.

Menjëherë 26 vjeçari u paraqit sot në ‘Allianz Stadium’ për t’iu nënshtruar testeve fizike dhe atletike, të cilat do të pasohen me nënshkrimin e kontratës.

Synimi i klubit është që lojtari, i lindur në 1998, të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ligës kundër Milanit të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!