Josa merr timonin e skuadrës kosovare
Trajneri tiranas Mirel Josa pasi u nga Besa e Kavajës nuk humb kohë duke zgjedhur të drejtojë Vëllazërimin e Gjakovës në Kosovë. Ai merr vendin e Leotrim Krasniqit i cili u shkarkua më parë.
Njoftimi i klubit:
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin kuqezi dhe përgatitjet për stinorin pranveror.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin”, shkruhet në njoftimin e klubit.
