Cara zyrtarizohet te Oleksandria në Ukrainë

Sulmuesi kavajas Tedi Cara (24-vjeç) pasi u largua nga Partizani, sot është zyrtarizuar si lojtar i Oleksandrisë në kampionatin ukrainas. Vlera e anësorit kapi shifrën e 200 mijë eurove.

Cara është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës ukrainase në faqen e tyre zyrtare.

“Klubi i Futbollit Oleksandria ka arritur marrëveshjen me klubin shqiptar Partizani për blerjen e sulmuesit shqiptar Teddy Tsara në mënyrë të përhershme. Kontrata e lojtarit me “Aleksandrinë” deri më 31 maj 2028.

Ndërkaq nga Partizani drejt Ukrainës u larguan këtë fillim vit edhe Kristian Mba te Karkiv, Andi Hadroj te Polisia Zhitomir dhe Arinaldo Rrapaj te Kolos Kovalivka po në Ukrainë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!