Verona ndrron pronësi, amerikanët: Jemi të lumtur

Kristian Puscasiu, Partner Menaxhues i Presidio Investors, ka lëshuar deklaratën e mëposhtme në margjinat e transferimit zyrtar të pronësisë së Hellas Verona, klubi i blerë sot zyrtarisht Mauricio Setit:
“Jemi të emocionuar të njoftojmë blerjen e Hellas Verona. Ne kemi punuar shumë gjatë muajve të fundit për të arritur këtë qëllim dhe jemi të etur të hedhim hapat tanë të parë në këtë qytet historik, duke udhëhequr një klub që është pjesë integrale e Veronës dhe njerëzve të saj.
Ne dëshirojmë të falënderojmë Presidentin Seti për punën e tij të vlefshme dhe për lehtësimin e këtij tranzicioni. Jemi të sigurt se angazhimi i tij, i kombinuar me atë të Sean Sogliano dhe Simona Gioè, do të luajë një rol të rëndësishëm në sukseset e ardhshme të klubit”.