Partizani, Vllaznia e AF Elbasani në çerekfinale

Partizani, Vllaznia dhe AF Elbasani i bashkohen skuadrave të kualifikuara më heret në turin çerekfinal (1/8-at) e Kupës së Shqipërisë 2024/2025.

Në Kompleksin ‘Partizani’, vendasit e Veselinoviç ndonëse fituan me dy gola të Kekos (i dyti spektakolar) vuajtën jo pak për të thyer fierakët. Me formacionin thuajse kryesor (mungonin Kote i dëmtuar, Bintsuka gjëndje gripale dhe Domgjoni i lënë në tribunë) ekipi i kuq realizoi në startin e pjesës së dytë (48′) dhe në të 66′ me Albers Kekon duke siguruar biletën e 6-të të turit pasardhës.

Dëmtimi i portierit Qirko gjatë një përplajse me Umejegon në fund të takimit ishte gjëja më e keqe për të kuqtë.

Ndërkohë në Durrës kaloi AF Elbasani i cili përballë Teutës ia doli vetëm në kohën shtesë 2×15. Në ‘Niko Dovana’, Teuta- Elbasani nuk prodhoi gola në 90′ ndërsa në shtesë Tsague (98′) dhe më pas Arsen Lleshi (113′), vulosën kualifikimin.

Edhe në Shkodër në duelin Vllaznia- Besa u desh koha shtesë për të përcaktuar skuadrën e fundit që kalon në 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Shifrat 0-0 u ndryshuan në minutën e 108-të nga Mehdi Çoba i cili i dha kualifikimin kuqebluve./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!