Kupa/ Egnatia, Dinamo e Skënderbeu në 1/8-at, pas pak 3 biletat e fundit

Pas Laçit e Bylis (dje) siguruan sot nga një biletë në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu.

Kupa e Shqipërisë nisi sot me tre takime nga 6-të duele të parashikuara për këtë të mërkurë.

Në orën 13:00, Egnatia trofembajtësja e Kupës, mposhti thellë Kastriotin në Rrogozhinë 4-0 ndërsa në Elbasan, Dinamo-Erzeni u ndal te shifrat 6-1. Në Bilisht (stadiumi ‘Devolli’), Skënderbeu-Vora u vendos nga një gol i korçarëve shënuar nga Rabiu në të 70′.

Ndërkohë në 17:00, tre ndeshjet e tjera dhe të fundit të këtij raundi.

Në Kompleksin ‘Partizani’ me fillim orën 17:00, të kuqtë përballen me Apoloninë, Nga ana e saj Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Besën e Kavajës ndërsa supersfida e këtij turi i takon duelit të “Niko Dovana”-as me çiftin Teuta-AF Elbasani.

Ndeshjet e sotme me eleminim direkt (në këtë tur nuk aplikohet sistemi VAR) ndërsa në çerekfinale dhe gjysmëfinale duelet janë me sistemin vajtje -ardhje.

Sot, raundi i tretë i Kupës së Shqipërisë

Egnatia– Kastrioti 4-0

Dinamo Siti– Erzeni 6-1 (në Elbasan) kohë reale

Skënderbeu– Vora 1-0 (në Bilisht)

17:00

Partizani- Apolonia

Vllaznia- Besa

Teuta-AF Elbasani

Luajtur dje:

Laçi- Kukësi 3-1

Tirana- Bylis 1-2 (pas kohës shtesë)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!