Kupa drejt formësimit, sot gjashtë bileta çerekfinale…

Kupa e Shqipërisë ecën sot me 6-të duele të tjera të edicionit të 73-të të saj. Për një biletë në çerekfinale në fushë skuadra të tilla si Dinamo, Partizani, Vllaznia, Egnatia, Teuta, AF Elbasani dhe Skënderbeu të cilat e synojnë kalimin e këtij turi.
Do të luhet në tre fasho oraresh. Fillimisht në orën 13:00 Egnatia trofembajtësja e Kupës, takohet me Kastriotin në Rrogozhinë ndërsa në 13:30 përballjet Dinamo-Erzeni (në Elbasan) dhe në Devoll takimi Skënderbeu-Vora.
Ndërkohë më vonë, nën “pushtetin” e reflektorëve (17:00) tre ndeshjet e tjera dhe të fundit të këtij raundi.
Në Kompleksin ‘Partizani’ me fillim orën 17:00, të kuqtë përballen me Apoloninë, Nga ana e saj Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Besën e Kavajës ndërsa supersfida e këtij turi i takon duelit të “Niko Dovana”-as me çiftin Teuta-AF Elbasani.
Ndeshjet e sotme me eleminim direkt (në këtë tur nuk aplikohet sistemi VAR) ndërsa në çerekfinale dhe gjysmëfinale duelet janë me sistemin vajtje -ardhje.
Sot, raundi i tretë i Kupës së Shqipërisë
Egnatia- Kastrioti 13:00
Dinamo Siti- Erzeni 13:30 (në Elbasan)
Skënderbeu- Vora 13:30 (në Devoll)
17:00
Partizani- Apolonia
Vllaznia- Besa
Teuta-AF Elbasani
Luajtur dje:
Laçi- Kukësi 3-1
Tirana- Bylis 1-2 (pas kohës shtesë)/Sportiim.al/