Klubet e njohura në Norvegji heqin VAR-in…

Alarm për sistemin VAR në Norvegji. Mësohet se 18 skuadra të futbollit nga të dyja nivelet e larta skandinave votuan për heqjen e teknologjisë VAR në një takim të jashtëzakonshëm të ligave të para dhe të dyta, shkruan vg.no.
Klubet që votuan për largimin e VAR në Norvegji janë: Bodo/Glimt, Bran Berger, HamKam, Haugesund, Lilestrom, Molde, Odd, Rosenborg, Sandefjord, Godset, Tromso, Viking, Bryne, Kongsvinger, Lyn Oslo Football, Stabaek, IK Start dhe Valerenga.
Kundër janë Frederikstad, Kristiansund, Sarpsborg 08, Aalesund, Egersund, Mos, Ranheim, Sogndal, Asane.
Pesë skuadra abstenuan: KFUM Oslo, Hod, Mjondalen, Raufos dhe Skeid.
Nëse numri i votave mbetet i njëjtë, do të propozohet në mbledhjen e ardhshme të Federatës Norvegjeze të Futbollit në mars që të hiqet VAR nga futbolli norvegjez.