Tirana eleminohet në Kupë, Bylis dëshmon momentin pozitiv

Tirana- Bylis 1-1, 1-2 në shtesë (Ernest 10′, Marku 22′, F. Ruçi 113′
Kupa e Shqipërisë turi i tretë nisi sot me dy takimet Tirana- Bylis dhe Laçi- Kukësi.
Bardheblutë luajtën si pritës në Vorë me Bylisin duke ofruar zhgënjimin e radhës pasi në fund biletën për në çerekfinale e merioti skuadra e Nevil Dedes duke fituar 1-2 pas kohës shtesë.
Ndonëse të parët kaluan përpara kryeqytetasit me Emanuel Ernest pas pak minutave ballshiotët barazuan me Markun.
Në pjesën e dytë por dhe në shtesën e parë (2×15 minuta) nuk ngjau asgjë teksa kur dueli po i drejtohej penalltive Flamur Ruçi në të 113′ kalon përpara mallkastriotët për 1-2 final.