Tirana afron një brazilan për mesfushën
Mesfushori Rafael De Freitas Silva është futbollisti më i ri i Tiranës. Klubi e ka zyrtarizuar pak më parë në rrjete me 24 vjeçarin i cili pritet të nisë që sot përgatitoret me bardheblutë.
Pas Emanuel Ernest dhe Erisildo Smaçit, kjo është goditja e tretë radhazi zyrtare e klubit më të titulluar në vend në këtë dritare të merkatos së janarit.
Tirana prej javësh endet në fund të renditjes (vendi i 9-të) dhe fuqizimi i grupit të trajnerit Magani mbetet prioritet i madh i klubit.

