Largimet ‘big’, Partizani bie në vlera…

Partizani i Tiranës, prej javës së parë e deri në fund të dhjetorit 2024, ka qëndruar në krye të listës së vlerës ‘Klub’ mirpo me përditësimin e fundit të faqes së specializuar ‘Transfermarkt’, befas të kuqtë rrëshqasin në vendin e katër të Abissnet Superiore.

Për koinçidencë ky vend i katërt i tyre përkon me katër futbollistët e larguar gjatë kësaj merkatoje dimri; Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba. Ndikimi i madh në ulje vjen pasi futbollisti me vlerën më të madhe të fundvitit Arinaldo Rrapaj ishte pjesë e ‘Demave’.

Ndërkaq rritet në kuota Egnatia teksa me 4.85 milion euro kap vendin e parë. Ndjekin Dinamo e Vllaznia dhe më pas Partizani./Sportiim.al/

Përditësimi i fundit i Transfermarkt:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!