Kupa nesër me dy duele, gjashtë të tjerat të mërkurën

Nisi me 25 shtator të vitit të kaluar me 42 skuadra në garë teksa këtë të martë dhe të mërkurë rikthehet Kupa e Shqipërisë edicioni i 73-të me duele ku marrin pjesë edhe skuadrat pretendente.
Për turin e tretë nesër dy ndeshje; Laçi- Kukësi dhe Tirana -Bylis i cili zhvillohet në Vorë dhe ndryshe nga njoftimi i hershëm (16:00) do të nisë në orën 13:00.
Për të luajtur një ditë më vonë gjashtë përballjet e tjera të cilat edhe në këtë tur janë me eleminim direkt.
Kështu ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendi i tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 nisin zyrtarisht aventurën e tyre në Kupën e Shqipërisë 2024/25 teksa do të garojnë duke filluar nga faza për 1/8-at.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë dhe ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje me dy takime
Kupa e Shqipërisë, turi i tretë:
Nesër ora 13:00
Laçi- Kukësi
Tirana- Bylis (në Vorë)
Të mërkurën:
Egnatia- Kastrioti
Dinamo Siti-Erzeni
Teuta- AF Elbasani
Vllaznia-Besa
Partizani- Apolonia
Skënderbeu- Vora/Sportiim.al/