Lushnja, një gol për tri pikë
E prapambetur, Kategori e Parë java e 18-të:
Erzeni- Lushnja 0-1 (Kamisoko 44′ pen)
Kamisoko i jep tri pikë Lushnjës në duelin e sotëm ndaj Erzenit në Kategori të Parë. Futbollisti verdhjeshil arriti të shndërrojë në gol një penallti në fundin e pjesës së parë (44′) duke i dhënë mundësi skudrës së tij të administrojë deri në fund për 1-0 final.
Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej dje në Shijak mirpo Departamenti i Garave në FSHF, për shkak të motit, e shtyu për sot.
Erzeni- Lushnja për javën e 18-të u luajt në stadiumin e Vorës teksa kjo ndeshje kompletoi gjithë xhiron e inferiorëve të fundjavës. Me këtë fitore Lushnja kapërcen në vendin e 6-të me 23 pikë ndërsa shijakasit mbetën në fund. /Sportiim.al
