Partizani kapet në fund, Lleshi përmbys Teutën
Abissnet Superiore, java e 20:
Partizani -Skënderbeu 1-1 (Bintsuka 43’/ Nikaj 90+3′)
AF Elbasani-Teuta 3-1 (A. Lleshi 52′, 67′, 79′ / 7′ Beshiraj 7′
Partizani me ndryshime të shumta gjatë janarit teksa i janë larguar boshti i skuadrës Rrapaj, Hadroj, Cara dhe së fundi sulmuesi Mba, e pati të vështirë të triumfojë ndaj Skënderbeut plot cilësi. Ndonëse ndeshja u vu në kontroll të të kuqëve teksa Bintsuka dërgoi një top në rrjetë në të 43′-ën, në pjesën e dytë miqtë nga Korça arritën të barazonin.
Në fakt, ishte i rikthyeri Ardit Nikaj të cilit nuk i figuronte emri në protokollin e shpërndarë për mediat ai që shtangu skuadrën e Veselinoviç duke shtyrë në portë topin ‘gol’ kur kronometri ishte në ‘skadencë’.
Ndërkohë AF Elbasani gjën një superbombër. Ai është Arsen Lleshi i cili me tripletën e tij përmbysi golin e Teutës të shënuar nga blerja e re e merkatos së janarit Mario Beshiraj.
Kjo fitore i shton shpresat e verdhebluve për të rivalizuar zonën Final Four’ ndërsa durrsakët më së shumti duket se do të jenë të interesuar të qëndrojnë larg zonës së kuqe./Sportiim.al/
