Partizani i ‘ri’, mundësia për të marrë kreun
Dy ndeshjet e sotme të javës së 20-të Abissnet Superiore, në program për t’u luajtur në orën 17:00, do t’i japin konfigurimin e plotë tabelës së klasifikimit pas kësaj xhiroje. Partizani- Skëndebeu dhe AF Elbasani- Teuta dy ndeshje plot mistere në këtë dalje të parë të tyre për vitin 2025.
Zhvillimet e djeshme, me tre duelet e përfunduara, ka spostuar Partizanin në vend të tretë mirpo sot skuadra e Veselinoviç, i ka të gjitha shanset për të rimarrë kreun. Ai mbahet nga Dinamo e Vllaznia me 34 pikë ndërsa ‘Demat’ kanë aktualisht 33.
Ndërkohë te Partizani zhvillimet në merkato kanë qënë të shumta. Dmitri Podstrelov, Ismaila Sodiq, Besar Guxhufi janë emrat e rinj të 17 herë kampionëve të Shqipërisë.
Megjithatë, largimet me peshë të javëve të fundit kanë krijuar përshtejellime te stafit teknik pasi Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Tedi Cara dhe Kristian Mba (ende i pa zyrtarizuar drejt Kharkiv (Ukrainë), përbëjnë rebusin e madh të skuadrës së re.
Te rivali i sotëm Skënderbeu afrimet e Paulo Esterla dhe Lukuinjos mbetën për t’u parë pasi dhe te korçarër hemoragjia e largimëve ka figuruar me emra të shumtë (Pecani, Krasniqi, Tare dhe në pikëpyetje për të qëndruar janë Shaqe e Negruti). Skuadra e Gjokës gjëndët në fund të klasifikimit me vetëm 15 pikë./Sportiim.al/
