Flamurtari pret Korabin, Besa udhëtuese në Rrogozhinë
Kategoria e Parë luan sot 5 ndeshjet e mbetura të javës së 18-të të edicionit të 77-të të tij. Me Kukësi- Pogradeci (3-1) zhvilluar dje në “Kukës Arena”, takimet e sotme pritet të japin pasqyren e plotë të këtij turi i cili ka si start orën 13:30.
Kryesfida zhvillohet në Rrogozhinë. Burreli pret Besën në këtë impiant pasi ndeshja e fazës së parë parashikuar në kalendar të luhej në fushën e kavajasëve, u spostua në ‘Liri Ballabani’.
Më tej Flamurtari takohet me Korabin e Vora me Kastriotin. Erzeni- Lushnja dhe Apolonia-Valbona dy takimet e tjera të kësaj xhiroje.
Pas javës së 17-të kryeson Vora me 41 pikë. Ndjekin Flamurtari me 39, Besa 38 dhe Burreli 30 pikë.
Java e 18:
13:30
Burreli- Besa (në Rrogozhinë)
Flamurtari -Korabi
Vora-Kastrioti
Erzeni- Lushnja
Apolonia-Valbona
Luajtur të premten:
Kukësi- Pogradeci 3-1/Sportiim.al/
