Vllaznia përmbys Tiranën, ’10’-ta e Bekimit magjike

Abissnet Superiore, java e 20:

Vllaznia- Tirana 2-1 (Balaj 51′,84’/ Haxhiu 13′)

Klasikja e Shqipërisë bëri ‘klasiken’ këtë pasdite në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vllaznia dhe Tirana në 90′ dhuruan spektakël, gola pëmbysje, shtylla dhe shumë adrenalinë.

Fillimisht në skenë Tirana e cila ka shënuar një supergol me Rimal Haxhiun kur kronomentri regjistronte minutën e 13′ -të. Reagimi i kuqebluve vonon teksa bardheblutë duken se janë ata që diktojnë e krijojnë disa shanse të tjera për të dyfishuar.

E dyta nis me vrull për shkodranët të cilët me kapitenin Bekim Balaj arrin të barazojnë (51′). Më pas sinfonia nuk ndryshon me vendasit e Brdariç që sulmojnë vazhimisht.

Në fund, një tjetër gol i Balajt për golin e dhjetë sezonal. Ai stopim, evitimi i kundërshtarit dhe goditja në gjysmëlartësi e tij për trajektoren fituese, bën që publiku në shkallë të duartrokasë gjatë e të lëshojë “klithmën”; “Vllaznia kampion…”

Nesër dy sfidat e mbetura të kësaj xhiroje teksa në orën 17:00; Partizani- Skënderbeu dhe AF Elbasani- Teuta./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!