Slot: Kieza ka konkurentë të fortë, Salah i pazëvendësueshëm

Trajneri i Liverpul, Arne Slot teksa po shkëlqen me skuadrën e tij që në vitin e parë, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së FA Cup kundër Akrington Stenli duke thënë për Federiko Kiezën:

“Çdo lojë është një mundësi për çdo lojtar për të marrë disa minuta. Arsyeja pse ai po luan kaq pak nuk është Vetëm forma e tij fizike, por edhe sepse ai duhet të konkurrojë me lojtarë si Gakpo, Luis Diaz, Diogo Zhota, Nunez dhe Salah.

Të gjithë këtu i dinë numrat e Salah-ut. Ai është në formë kaq të mirë, kam thënë shumë herë se ai ishte më i forti dhe bën gjithçka për ta mbajtur atë, gjithmonë në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!