Guxhufi zyrtarisht i Partizanit, merr numrin e Rrapajt

Sulmuesi i linjës së majtë Besar Guxhufi mbërrin te klubi si zëvendësues i Tedi Carës, ndërsa ka marrë fanellën me numër 99 që mbante vlonjati Arinaldo Rrapaj. Ai firmosi me të kuqtë deri në vitin 2029.

Njoftimi:

Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit.

Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!