Egnatia kalon në të 90′, Dinamo del pa pikë nga Ballshi

Abissnet Superiore, java e 20:

Egnatia- Laçi 1-0 (Bakajoko 90′)

Bylis-Dinamo 2-1 ( Marku 20′ Berko 92′,/ Zabërgja 49′

Kategoria e Parë, java e 18:

Kukësi- Pogradeci 3-1

Ndeshja e parë e vitit 2025 për Egnatia- Laçi dhe Bylis-Dinamo Siti.

Në Rrogozhinë janë miqtë ata që e nisin më mirë duke ekzekutuar 5 korne radhazi e krijuar një supermaci te zona e Dobjanit. Më pas ndeshja futet në nivel të barabartë me Egnatian e cila rrezikon dy herë me Kasën dhe Fangajn. Përgjigja e Laçit vjen me Bullarin i cili në dy raste shfaqet i dobët.

Në të dytën dhe gjithnjë me shifrat 0-0 sërish Egnatia me Bakajoko i afrohet golit por Marko Molla portieri debutues me bardhezinjtë tregohet pozicional. Në vijim kurbinasit me Melon dy herë dhe sërish me Bullarin i afrohen golit por pa mundur dot të shënojnë. Për të ardhur në të 90′ teksa Bakajoko pas një asisti të Fernandos nga e majta godet nga afër për t’i dhënë tri pikë Egnatias.

Ndërkohë në Ballsh vendasit kaluan përpara ndaj Dinamos në të 26′ me Markun ndërsa në pjesën e dytë Baton Zabërgja barazon shifrat të cilat ndyshuan në kohën shtesë.

Te blutë u hodhën në fushë në pjesën e dytë Dejvi Bregu dhe Itodo Mandela duke rritur ofensivën por pa mundur dot të bëjnë ndryshimin e madh.

Egnatia- Laçi

Egnatia: Dobjani, Dylis,Votlai, Bakajoko, Lushkja, Xhoel, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Kasa. Tr: Edlir Tetova

Laçi: Molla, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Manellari, Shabani, Melo, Mjaki, Opeh, Kristian Da Lima. Tr: Françesko Moriero.

Bylis- Dinamo

Bylis: Hasanbelli, De Souza, Gjata, Ruçi, Kamara, Malomo, Ofori, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Tr: Nevil Dede

Dinamo: Teqja, Zabërgja, Gudiabi, Maliqi, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Aliji, Lorran, Toli.Tr: Ilir Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!