Vllaznia- Tirana, klasikja në duelin 203

Sfida e parë sezonale u ndal 2-2 e dyta u fitua mes incidentëve në “Roza Haxhiu” (Lushnje) 3-4 nga Vllaznia, klasikja e paparashikuar…
Dy nga skuadrat më të hershme plot histori në fubollin shqiptar do të nisin vitin kalendarik 2025 me një duel të ndezur. Vllaznia- Tirana gjithnjë ka bërë ‘lajm’ teksa këtë herë nga “Loro Boriçi” priten përgjigje goxha interesante.
Vendasit e Tomas Brdariç lëshuan terren në pesë javët e fundit të vitit të shkuar me 3 fitore dhe 2 humbje duke zbritur në vend të tretë me 31 pikë (3 pikë më pak se Dinamo kryesuse dhe 2 nga Partizani i dyti).
E gjitha ardhur pasi muaji dhjetor, kontigjenti në dispozicion (dëmtime), ishte tmerrësisht i rënduar për kuqeblutë. Në këtë start të vitit një pjesë janë rekuepruar të tjerë po vijnë gradualisht.
Megjithatë te shkodarët lëvizjet në merakto (e hapur deri më 31 janar 2025) janë thesht dëshirë pasi Vllaznia i ka të ndaluar nga FIFA transferimet për tre sesione. U afruan (në pritje për t’u federuar) Serjan Repaj dhe ish sulmuesi i Partizanit Alfred Mensah teksa klubi zyrtarizoi edhe largimin e sulmuesit Matouti.
Te bardheblutë situata duket më e nderë. Jo vetëm ndalesa për federime nga FSHF (probleme financiare me lojtarë të caktuar), gjëndja në tabelë por dhe avullimi i disa lojtarëve, shton trysninë te kampi i drejtuar nga trajneri Gugash Magani.
Me kryeqytetasit janë afruar Emanuel Ernest dhe Erisildo Smaçi mirpo largimet e Jonuzit, Jakut, Arhan Isuf apo Vokrrit nuk garantojnë qetësi.
Abissnet Superiore edicioni i 86-të:
Nesër 10 janar 2025
Bylis- Dinamo Siti 13:30
Egnatia-Laçi 13:30
Vllaznia- Tirana 17:00
Të shtunën
Partizani- Skënderbeu
AF Elbasani-Teuta/Sportiim.al/