Superkupa e Spanjës/ Real-Barcelona në finale
Do të jetë klasikja e radhës në finalen e ditës së diel (20:00) në Jedah të Arabisë Saudite.
Reali i Madridit pas një pjese të parë pa gola ndërsa ushtroi presion të madh, në të dytën arrin të zbërthejë Majorkën me shifrat 3-0.
Golat e Belingam (63′) autogoli i Vilajent 90+2′ dhe trefishimi nga Rodrigo në të 90+5 bëri që ekipi i Ançelotit të presë biletën e finales.
Dy gjysmëfinale të fituara nga dy rivalet shekullore. Blaugranët kaluan dje 2-0 Bilbaon ndërsa Reali 3-0 skuadrën ishullore. Finalja për të dueluar njëra për trofeun e 15-të (Barça) tjetra Reali për të 14-ën.
