Rinis Superioria, Dinamo në Ballsh, Egnatia pret Laçin

Bylis- Dinamo në “Adush Muça” dhe Egnatia- Laçi në Rrogozhinë (13:30) hapin takimet e vitit 2025 të elitës futbollistike.

Duket sikur nis faza e tretë por në fakt nga nesër starton java e dytë e kësaj faze, e para për vitin kalendarik 2025.

Menjëherë tre ndeshje. Kryesuesi i Superiores, Dinamo, do të vizitojë Ballshin me pretendime konkrete për të ruajtur fronin. Te blutë afrimi i Fjoart Jonuzit konsiderohet goditje efikase ndërsa nga skuadra e Dajës do të mungojnë Mateo Muzek i larguar zyrtarisht dhe portieri Edmir Sali për probleme fizike.

Bylis i pozicionuar në anën tjetër të rënditjes kërkon pikë pasi avantazhi fushë i jep të drejtë të matet dhe me ekipin më në formë të fundvitit të shkuar.

Paralelisht në impiantin e rikonstruktuar të Rrogozhinës luhet dueli Egnatia- Laçi. Ekipi vendas ka kryer tre lëvizje të mira gjatë ditëve të fundit me Fernando, Dajsinani e Leo Melo duke rritur kuotat e tyre për të rimarrë pozicionin e liderit në kampionat.

Në anën tjetër kurbinasit afruan Alban Shabanin e larguan pikërisht portierin Mario Dajsinani. Një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar paçka se mes tyre ka një diferencë me 10 pikë. Fazën e parë fitoi Egnatia në shtëpi 2-1 ndërsa në të dytën bardhezijntë triumfuan 2-0 në Laç.

Abissnet Superiore edicioni i 86-të:

Nesër 10 janar 2025

Bylis- Dinamo Siti 13:30

Egnatia-Laçi 13:30

Vllaznia- Tirana 17:00

Të shtunën

Partizani- Skënderbeu

AF Elbasani-Teuta/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!