Reali përballë Majorkës, Superkupa njeh rikthimin e Alaba-s
Në 2020 triumfuan. Sot Real Madrid në kërkim të finales së Superkupës së Spanjës në Jedah për të mbyllur llogaritë me Majorkën e Vedat Muriqit.
Në letër duket një takim i kalueshëm për ‘Galaktikët’, mirpo në fushë, gjërat mund të vështirësohen. Sidoqoftë trajneri i Los Blancos Karlo Ançeloti sheh të ketë në dispozicion yje mes tyre dhe austriakun Alaba i cili vjen pas një dëmtim- rekuperimi shumë të gjatë.
Më 12 janar, në finale do të jetë fituesi i Real- Majorka ndaj Barcelonës teksa mundësia e një klasikeje në ‘King Abdullah Sports’ duket shumë pranë.
