Zidan pasues i Deshamps, Henri qëndron në…listë

Faqja e parë e gazetës së sotme L’Equipe i dedikohet tërësisht Didier Deshamps, trajnerit të Francës, i cili do t’i japë lamtumirën kombëtares pas Botërorit 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.
Në vend të tij, shkruan e përditshmja sportive, kandidati kryesor është Zinedin Zidan, trajneri 52-vjeçar i cili është jashtë trajningut që nga viti 2021 kur i ka përfunduar eksperienca si trajner i Real Madridit.
“Me Francën nuk ka mbaruar. Sigurisht, unë dua stolin. Shpresoj që një ditë të bëhet realitet. Kur? Nuk varet nga unë. Por unë dua të mbyll rrethin me Francën. Të luash për Francën është gjëja më e mirë që më ka ndodhur”, deklaroi vetë Zizu në vitin 2022.
Megjithatë sipas asaj që raportoi Le Parisien, nuk ka asnjë kandidat tjetër të besueshëm për pasardhës të Deshamps përveç Zidanit, edhe hipoteza Tierry Henri fitues i medaljes së argjendtë U21 në Lojërat Olimpike të Paris 2024, nuk është hedhur tutje. Madje edhe emra të tillë si Bruno Genesio, Franck Haise.