Totenhem pret Liverpulin, ‘Carabao Cup’ pistë…rivaliteti
Në këtë ditë të varfër sportive, teksa nga duelet kryesore në program figuron Superkupa e Spanjës, sot luhet gjysmëfinalja e dytë e Carabao Cup ndërmjet Totenhemit dhe Liverpulit duket se ‘ngroh’ mbrëmjen.
Ky takim i cili pason atë që u luajt dje në ‘Emirates’ mes Arsenalit dhe Njukasëllit (0-2), do t’u japë mundësi skuadrave në garë për të hedhur piketat e para të finales së madhe.
Carabao Cup gjysmëfinale, vajtje.
21:00
Totenhem- Liverpul
Luajtur dje:
Arsenal- Njukasëll 0-2
