Mirëmbajtja e fushave, FSHF organizon workshop me të gjitha klubet

Federata e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë HATKO, përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushave të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpisë së Futbollit”, zhvilloi një workshop me fokus në trajnimin e përgjegjësve të mirëmbajtjes së fushave të klubeve sportive.

Pjesëmarrës në këtë workshop të mbajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” ishin përgjegjësit e mirëmbajtjes se fushave te Klubeve të “Abissnet Superiore”, Kategoria së Parë dhe Kategorisë së Dytë.

Të pranishëm në çeljen e ditës së parë të workshop-it ishin Zv.Presidenti i FSHF-së Arben Dervishaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.

Zv. Presidenti Dervishaj dha një prononcim për fshf.org ku foli për rëndësinë e nismës së ndërmarrë nga Federata në rritjen e kapaciteteve të mirëmbajtjes së terreneve sportive.

“Federata, në bashkëpunim me bashkitë dhe klubet, ka investuar shumë në fushat e lojës, të cilat kanë filluar të hasin probleme në mirëmbajtjen e tyre. Prandaj, Federata ka ndërmarrë këtë projekt që ka filluar përmes këtij seminari, i cili i kushton një rëndësi të madhe mirëmbajtjes së fushave të lojës dhe stërvitjes” – u shpreh Zv. Presidenti i FSHF-së./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!