Cikalleshi lë Iranin, Adanaspor e prezanton në Turqi
Ishte pjesë e Traktorit në Iran, Sokol Cikalleshi i jep fund aventurës së shkurtër ndërsa rikthehet në Turqi aty ku ka zhviluar pjesën kryesore të karrierës futbollistike.
34 vjeçari është prezantuar ditën e sotme te skuadra e Adanaspor, që militon në ligën e dytë turke.
Njoftimi i klubit:
“Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Koniaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruan klubi turk.
🔥 Hoş Geldin Sokol Cikalleshi 🟠⚪ https://t.co/GXylewqFRF pic.twitter.com/biqkYdIyW1
— Adanaspor (@AdanasporFan) January 8, 2025
