Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Me një gol në çdo pjesë, Barcelona likuidon në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës Atletik Bilbaon. Gavi dhe Jamal i çojnë katalanasit në finalen e Superkupës së Spanjës, ku do të gjejnë një mes Real Madridit ose Majorkës së Vedat Muriqit të cilët do të garojnë nesër në orën 20:00.
Në minutën e 17-të: Një krosim nga Balde te Gavi, i cili kalon Unai Simon të rikthyer te baskët dhe i jep Blaugranëve epërsinë.
Goli i parë i Gavi për këtë sezon pas dëmtimit të rëndë të gjurit dhe festës kushtuar Dani Olmos.
Pjesa e dytë porodhoi golin e dytë të ekipit të Hansi Flik pas një rikuperimi të topit nga Martinez, sfera përfundoi në këmbët e Gavit, i cili sherbeu për Lamine Jamal, i cili kaloi portierin Simon me klas në të 52′ për 0-2 final.
