Nga Zira te AF Elbasani, Ibrahim vishet verdheblu

Mesfushorit nga Nigeria Abas Ibrahim te Elbasani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, verdheblutë bëjnë të ditur se futbollisti afrikan do të jetë pjesë e skuadrës verdheblu.

Ibrahim karrierën e tij e ka patur në Portugali dhe Azerbajxhan. Luan para mbrojtjes, dhe shpesh kërkon thellësinë. Tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Ziras në Azerbajxhan, ku një sezon më parë është shpallur nënkampion.

Vlera e tij sipas tranfermarkt është 300 mijë euro.Ivan Gvozdenoviç ka një futbollist që mund të bëjnë diferencën para mbrojtjes.

Ndërkaq lituanezi Sigitas Olberkis ishte lojtari që u bashkua me elbasanasit një ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!