Nejmar hedh idenë e çmendur: Mund të luaj me Mesin e Suarez
Gjatë një ceremonie ku ai u nderua me çmimin e karrierës së lojtarit në Globe Soccer Awards, Nejmar shprehu dëshirën e tij për të luajtur sërish së bashku me Mesin dhe Suarez-in:
“Do të ishte e pabesueshme të luaja sërish me (Lionel) Mesin dhe (Luis) Suarez. Janë më shumë se shokë të mi.
Ne jemi ende në kontakt dhe mendimi për të rigjallëruar atë treshe është intrigues. Edhe pse aktualisht jam krenar që jam te Al Hilal, futbolli njihet për kthesat e papritura”, tha braziliani kontrata e të cilit me Al Hilal është në fund.
